Ish drejtori i i elektro-ekonomisë serbe, Aleksandër Obradoviq, do të bëhet këshilltar i drejtorit të ri të ELEM-it,mëson Alsat M. Obradoviq ishte kandidati i parë i Elektranave të Maqedonisë, por qeveria e re në fund vendosi që drejtor të jetë profesori i Universitetit të Shtipit Dragan Minovski.

Obradoviqi përmendej si kandidati më serioz për funksionin e drejtorit në ELEM-it, informacion ky që në fillim të korrikut e konfirmoi edhe kryeministri Zoran Zaev. Serbi mori edhe shtetësi të Maqedonisë me miratimin e Qeverisë në procedurë që zbatohet për persona me interes të veçantë ekonomik, kulturor, sportiv ose ndonjë interes tjetër kombëtar. Obradoviq si kuadër partiak i Aleksandar Vuçiqit, udhëhiqte me Elektroekonominë e Serbisë në periudhën prej vitit 2012 deri në vitin 2016. U ndërrua nga ai funksion pas një sërë aferash që e ndoqën punën e tij.

Shpërndaj me