Oda Ekonomike e Maqedonisë nuk shpjegon se pse ka kërkuar nga qeveria heqjen e doganës për import të litium-jon akumulatorëve. Përveç mediave, mendim dhe sqarim për këtë masë kërkon edhe Ministria e Ekonomisë. Por, nga kjo Odë dy ditë heshtin dhe nuk tregojnë pse dhe me insistimin e kujt kërkojnë heqjen e doganave të importit të akumulatorëve elektrik. Derisa Oda më e madhe ekonomike, ku ishte anëtar edhe zëvendëskryeministri Koço Angushev hesht, biznesmenët nga Oda ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore besojnë se masat e tilla nuk e zhvillojnë ekonominë, por favorizohen industri të caktuara dhe se kjo masë nuk do të kontribuojë në konkurrencën e ekonomisë së vendit.

Nga kjo Odë kërkojmë, Qeveria dhe ministrat e Zoran Zaevit në vend që të bëjnë rrugën për biznese të mundshme personale, të kapen për pune dhe ti ndihmojnë ekonomisë të lëvizë nga pika zero. Për akumulatorët heshtin edhe nga Ministria e Financave. Përndryshe, akumulatorët në kamionët e veçantë për pastrimin e rrugëve, i përdor vetëm kompania “Brako”, që është në pronësi të zv/kryeministrit Angjushev. Nga qeveria sigurojnë se nuk ka asnjë konflikt interesi.

Kudo që ekzistojnë pengesa ligjore dhe ku ka konflikte interesi dhe për atë ka një reagim të duhur nga institucionet e sistemit dhe nëse ju vëreni diku dhe në vend që të jenë të mundshme, të jetë real konflikti i interesit, lirisht na tregoni. Ne do të ndërhyjmë dhe ato gabime do t’i korrigjojmë- deklaroi Mile Boshnjakovski,zëdhënës i Qeverisë së RM-s.

Dy ditë më parë Oda Ekonomike e Maqedonisë ka kërkuar, ndërsa Ministria e Ekonomisë ka propozuar zyrtarisht te qeveria, lejimin e importit pa doganë të litium-jon akumulatorëve. Masa ishte vënë përkohësisht për të shmangur shqyrtimin e saj në Parlament. Nuk është kërkuar as mendim nga Komisioni Anti-Korrupsion.

Verica Pavllovska

Shpërndaj me