Ministri i financave, Dragan Tevdovski nuk heq dorë nga ideja që prej 1 janarit të rritet akciza e dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për 3 denarë. Por, vërejtje dhe dilema rreth efekteve që do t’i shkaktojë hapi i këtillë për mbledhjen e më shumë parave në buxhet, kishin edhe një pjesë e ekonomistëve para të cilëve sot Tevdovski e paraqiti propozim- buxhetin për vitin 2018.

Nuk është akciza vetëm të na stimulojë të ecim në këmbë. Kjo akcizë prek seriozisht në disa sektorë të caktuar që mbështeten në makinerinë dhe që shfrytëzojnë naftën – tha Mitko Koçovski, “Makstil”.

Vallë kjo zgjidhje për rritjen e akcizës për karburantet dizel, që do të ketë impakt serioz tek ne, mund t’i shkatërrojë ato projeksione për rritjen e konkurrencës së ekonomisë maqedonase – u shpreh Branko Azevski, kryetar i Odës ekonomike të Maqedonisë.

Por, Tevdovski u përgjigj se rritja e akcizës ka arsyetim ekonomik dhe se karburantet dizel në Maqedoni do të vazhdojnë të jenë më të lira krahasuar me vendet tjera të rajonit. Lidhur me këtë temë, ministri dërgoi kritika për informimin në media.

Projeksioni jonë për inflacionin për vitin e ardhshëm është 1.7% dhe ai i përfshin ato pritje për zhvendosjen e akcizës së dizelit. Meqë ditëve të fundit kishte shumë artikuj spekulues dhe ngjashëm, veçanërisht për gjëra për të cilat nuk janë profesionale, të mos manipulohet me opinionin – deklaroi Dragan Tevdovski, ministër i financave.

Çmimi momental shitës i dizelit arrin 52 denarë për litër. Nga kjo shumë 12.5 denarë shkojnë si taksë akcize për shtetin. Nga ana tjetër, akciza për benzinat arrin 22 denarë.

Mirko Trajanovski

Shpërndaj me