Vezë të shpendëve japoneze. Çorape për meshkuj, qumësht për trup, fëstëk, cigare, kozmetikë janë një pjesë e produkteve që ish udhëheqësja e Qendrës për punësim të Qytetit të Shkupit, Slobodanka Aleksovska i ka paguar me para të popullit, pohon drejtoresha e re e Agjencisë për punësim, Biljana Jovanovska. Sipas saj, Aleksovska vitin e kaluar për nevojat e saj personale ka shpenzuar 7 mijë euro nga buxheti i institucionit, derisa për gjysmën e parë të këtij viti rreth dy mijë euro. Ka blerë nëpër qendra tregtare, ka paguar parkingje dhe taksa rrugore në ditët jo pune dhe kur ka shfrytëzuar pushimin. Ka vozitur dy makina zyrtare pas përfundimit të orarit të punës. Aleksovska, sipas pohimeve të drejtoreshës së re ka paguar edhe fatura nëpër kafene me vlerë prej 100 euro në orët e vona të natës.

E informoj opinionin se në përputhje me rregullat pozitive juridike, personi Slobodanka Aleksovska është suspenduar nga vendi i punës udhëheqëse e Qendrës për Punësim të Qytetit të Shkupit, për të njëjtën është marrë vendim për vendosjen e procedurës disciplinore, procedura do të vazhdojë pas përfundimit të zgjedhjeve dhe në rrjedhë është kompletimi i dokumentacionit të domosdoshëm për parashtrimin e kallëzimit penal për vepra të kryera penale nga ana e saj- deklaroi Biljana Jovanovska drejtore aktuale e Agjencisë së Punësimit.

Jovanovska njoftoi se revizioni për punën e agjencisë për punësim para vitit 2016 ende nuk është bërë. Paralajmëroi se do të hetohet veprimi i të gjithë udhëheqësve gjatë kësaj periudhe. Slobodanka Aleksovska përveç pozitës udhëheqëse në Agjencinë për Punësim ushtron edhe një funksion tjetër – këshilltare në Qytetin e Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

Bojan Stojanovski 

Shpërndaj me