Biznesmeni rus Sergei Samsonenko njoftoi për tërheqjen e tij nga tre klubet në Maqedoni që i financonte – klubin e hendbollit për femra dhe meshkuj Vardar dhe klubin futbollistik Vardar. Arsyeja për këtë hap, siç tha, kanë qenë kritikat kundër tij në ditët e fundit nga ana e tifozëve të klubit të futbollit Vardar. Ata u ankuan kundër vendimit që biletat për ekipin turk Fenerbahçe të kushtojë 3.000 denarë dhe gjysma e stadiumit t’u jepet mysafirëve nga Stambolli. Samsonenko tani vendosi që biletat të jenë 300 denarë dhe të tërhiqen nga Vardari.

Asnjëherë në jetën time nuk kam përjetuar një linçim të tillë, fyerje dhe nënçmime që i kam përjetuar ditët e fundit. Faleminderit shumë, mendoj se kjo është kompensim për gjithçka që kam bërë. Mjaftë,vendimi sado që të jetë i vështirë, unë veçmë e kamë marrë. Pas këtij sezoni, do t’i kthej të tre klubet në duart e ish-pronarëve në gjendje të shkëlqyer, me tituj kampion, renditje të mirë dhe pa borxhe – tha Sergei Samsonenko, biznesmen.

Ky lajm megjithatë është nga buletini sportiv, sepse Sergej Samsoneno është pronar i një sërë biznesesh në Maqedoni, mes të cilave edhe hotelit RUSIA, sallës “Jane Sandanski” në komunën e Aerodromit, zinxhirin e bastoreve BET City Ballkan dhe kompani të tjera. Benefitet e tyre të përbashkëta arrijnë deri në dhjetëra miliona euro në vit. Mbetet të shihet nëse largimi nga Vardari, nën arsyetimin për fyerje, është vetëm nisje e shpërnguljes së kapitalit të biznesit. Se janë të mundura ndryshime me bizneset e Samsonenkos në Maqedoni tregojnë edhe hetimet e gazetarëve në vitet paraprake, siç ishte rasti kur u publikua se paratë për një pjesë të investimeve të tij në Maqedoni vijnë nga parajsa tatimore Belize, përmes një kompanie në Qipro. Kurse adresa e njërës prej kompanive në Belize është e njëjtë me kompanitë sekrete që ishin pronarë të javores proqeveritare “Republika”, e cila njëherit gjithashtu ka paralajmëruar ndërprerjen e punës. Në të njëjtën adresë në Belize ishte edhe kompania e cila gazetarët e ndërlidhën me persona të cilët kishin lidhje indirekte me kompani sekrete nga Zvicra, të cilat gjithashtu posedojnë aksione në kompani të Maqedonisë dhe truall në Vodno.

Alsat-M

Shpërndaj me