Nga Ministria për shoqëri informatike dhe administratë publikë thonë se po bëjnë gjithçka të mundur për sistematizimin e administratorëve që me vite marrin rroga por rrinë nëpër shtëpitë e tyre pa asnjë angazhim në institucionet shtetërore. Ministri Damjan Mançevski përsëriti qëndrimin se qeveria do të angazhohet për sistemin e tyre në përputhje me nevojat dhe analizat e dikastereve dhe drejtorive përkatëse. Numri i personave që marrin rrogë e që nuk kanë bërë ende asnjë ditë pune sillet në mbi 1600 persona. Madje, sipas të dhënave në mesin e tyre ka persona që me vite të tëra marrin pagë, por edhe të tjerë që nëse nuk sistematizohen së shpejti mund të arrijnë edhe të drejtën e pensionit pa bërë asnjë ditë punë. Çështja e sistemimit të tyre aktualizohet pas njoftimit të qeverisë se rreth 160 persona janë të punësuar në qeveri kanë marrë rroga pa bërë asnjë punë.

Sa më të shpejt që të jetë e mundur do të bëjmë sistematizimin e këtyre personave. Po bëjmë gjithçka të mundu që t’i gjejmë angazhim adekuat, por gjithçka në bazë të analizave – deklaroi Damjan Maneçevski, Ministër I Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Alsat-M

Shpërndaj me