Spitali klinik Axhibadem- Sistina investoi në hapjen e poliklinikës së saj të parë. Afër qendrës së Manastirit në sipërfaqe prej më shumë se 500 metra katror, poliklinika e re do të ofrojë shërbime mjekësore për pediatri, gjinekologji dhe obstetrikë, mjekësi interne dhe kardiologji. Do të disponojë me spital ditor për të rritur dhe spital ditor për pediatri. Në poliklinikën në Manastir, përveç mjekëve të rregullt, për çdo ditë pune kontrolle dhe konsultime do të bëjnë edhe mjekë nga spitali klinik Axhibadem Sistina nga Shkupi.

Shpërndaj me