Teatri shqiptar në Shkup shënon 67 vjetorin e shfaqjes së premierës së parë në këtë teatër me ç’rast nesër në skenë do të vihet  shfaqja “G”- një dramatizim i veprës satirike “Gomari i Babatasit” nga Gjergj Fishta. Aktorët nën regjinë e Sulejman Rushitit vargjet e Fishtës do i  interpretojnë në këndvështrim bashkëkohor duke vendosur në skenë shumë dukuri negative të shoqërisë sonë.

Pse Gjergj Fishta? Gjergj Fishta për shkak të gjuhës së tij, por kur them gjuhës së tij nuk do të thoja për shkak të vargjeve të bukura por për shkak të përmbajtjes e analizës së thellë  dhe universale në të cilën ai e trajton shoqërinë shqiptare megjithatë universale për fenomenet negative të shoqërive të cilat shpesh herë harrojnë, habiten dhe largohen nga ajo që duhej të ishte qëllimi parësor- deklaroi regjisori Sulejamn Rushiti.

E veçanta e shfaqjes “G” do të jetë edhe ana muzikore. Aktorëve iu deshën rreth 3 muaj punë intensive për ta sjellë në skenë këtë vepër. Edhe pse veprën satirike “Gomari i Babatasit” Fishta e shkroi më shumë se 100 vjet më parë ku paraqitet realiteti i hidhur dhe i mjeruar shqiptar, vargjet goditëse duket se janë mjaft aktuale edhe në ditët tona.

Shefkije Alasani

Shpërndaj me