Në Alpet franceze ka filluar gara më sfiduese e slitave me qenë. Në garën ndërkombëtare “La grand odise”  garojnë 500 qenë. Ata do të udhëtojnë 670 kilometra rrugë brenda 11 ditësh.  Turneu u hap në restortin për ski Les Karroz në Francë. Gjysma e garës do të zhvillohet gjatë natës ndërsa 30 për qind do të jetë jashtë qendrave të skijimit.

 Zbritja nga kodra është elementi më sfidues i garës, duhet zbritur ngadalë ngase është shume rrëshqitshme dhe nëse qentë shkojnë shpejt mundet t’i dëmtojnë shpatullat. Përndryshe është për mrekulli,  po ia kalojmë shumë bukur – u shpreh Jan Kombazard, garues francez.

Gara do të përfundoj më 18 janar ku do të kurorëzohet edhe fituesi.

 Shefkije Alasani  

 

 

Shpërndaj me