Një pjesë e sektorit civil presin nga qeveria që të gjejë zgjidhje sistemore për përfshirjen aktive të organizatave joqeveritare dhe të gjitha palëve tjera të interesuara për procesin e krijimit të politikave. Në qeveri ekziston Këshill për bashkëpunim me shoqërinë civile, por i njëjti është trashëguar nga përbërja e kaluar qeveritare dhe fare nuk është funksionale, konsideron Simonida Kacarska nga instituti për politikë evropiane. Sipas saj, ky këshill duhet të shkrihet në organ i cili do t’i koordinoj aktivitetet e përbashkëta të sektorit qeveritar dhe joqeveritar.

Këtu përgjegjësia para se gjithash i takon qeverisë, të punoj në drejtim të hapjes së këtij procesi për krijimin e politikave ndaj të gjithë aktorëve. Kjo do të thotë se do të lë kohë të mjaftueshme për dëgjimin e mendimeve të propozimeve të tyre, do t’i përfshijë palët e interesuara në përgatitjen e atyre propozimeve e gjithashtu edhe në ndjekjen e tyre të implementimit- tha Simonida Kacarska – Insituti për Politikë Evropiane.

Pas nismës dhe kërkesës së rreth 70 organizatave joqeveritare, përfaqësuesit e tyre janë kyçur në një pjesë të reformave që i ka paralajmëruar qeveria, si pjesë e planit “3-6-9” i cili është udhërrëfyes për rrugën drejt bashkimit evropian. Ata ofruan edhe dokument për përmirësimin e këtij plani me propozime që kanë të bëjnë me paratë publike, gjyqësorin, zgjedhjet, kuvendin, mjedisin jetësor, arsimin, shëndetësinë dhe kulturën.

Mirko Trajanovski

Shpërndaj me