Vit të vështirë ekonomik presin biznesmenët nga OEMVP. Ata thonë se në vitin 2017 ekonomia vendore nuk do të shënojë rritje më shumë se 2.5% nga PBV-ja. Ata thonë se pas vete po lënë një vit shumë të vështirë ku ka pasur qasje jokonstruktive nga ana e qeverisë së deritanishme.

Ata thonë se nga 35 kërkesa të tyre, qeveria ka pranuar vetëm dy të cilat kanë qenë teknike dhe të parëndësishme. Nuk kishte mjete për aksin rrugor Shkup-Bllacë si dhe terminalin doganorë në vendkalimin kufitarë në Jazhincë, edhe pse nevojiteshin vetëm 1 milionë euro.

Ata gjithashtu thonë se vendin e pret një periudhë turbulente në aspektin ekonomik pasi vendi po hyn në vitin e ri me thuajse problemet e njëjta. Ndërsa borxhi publik, deficiti buxhetor, infrastruktura dhe vrimat në Fondin pensional ngelin sfida më të mëdha edhe në vitin 2017. Nga ana tjetër, biznesmenët presin formimin e shpejtë të Qeverisë.

Nga kjo Odë thonë se në vend ka zhvillim jo të barabartë rajonal dhe qasje selektive ndaj zonave të lira ekonomike. Në pjesën perëndimore të vendit ka vetëm dy investime dhe atje gjenden vetëm 5% nga të punësuarit në zonat ekonomike.

Verica Pavllovska

Shpërndaj me