Ndërmarrja publike “Pyjet e Maqedonisë” shpalli konkursin për blerjen e druve të ndërtimtarisë si dhe druve për ngrohje për vitin e ardhshëm. Afatet për paraqitje ndryshojnë për kompanitë dhe qytetarët. Afati prej kur mund të fillojnë të paraqiten për blerjen e druve është tre janari i vitit 2017. Çmimi i druve për ngrohje është njëjti, gjegjësisht 2450 denarë për dru dushku dhe 2370 denarë dru ahu, si dhe 150 denarë transport nga depoja.

“Qëllimi është që të gjithë ata qytetarë që do ta shfrytëzojnë thirrjen publike, të paraqiten dhe të lidhin marrëveshje me Pyjet e Maqedonisë, dhe ata që do të lidhin marrëveshje në afatet e parapara, ua garantojmë çmimin në marrëveshje, gjegjësisht i njëjti nuk do të pësojë ndryshim. Në këtë mënyrë, vetë qytetarët vendosin nëse dhe në cilën mënyrë do të lidhin marrëveshje”, deklaroi Zharko Karaxhovski, Drejtor i NP Pyjet e Maqedonisë

Për kategoritë në vështirësi ekonomike ka lirim prej 10% nëse paguajnë kesh, ndërsa pa lirim mund të shërbehen në tetë këste. Qytetarët për blerjen e druve për ngrohje mund të aplikojnë dhe të lidhin marrëveshje me Pyjet e Maqedonisë deri më 31 mars 2017. Kompanitë për blerjen e druve për ndërtimtari me marrëveshje kornizë duhet të aplikojnë deri më 15 janar. Afati i paraqitjes për blerjen e druve përmes shoqatave të pensionistëve, invalidët e punës dhe sindikatat e personave juridik është deri më 31 janar të vitit të ardhshëm. Këtë vit janë shpërndarë 485 mijë metër kub dru për ngrohje.

Sonja Jankovska

Shpërndaj me