Gjykata e Apelit sot duhet të të publikojë një pjesë të vendimeve për ankesat e të paraburgosurve për ngjarjet e dhunshme në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit. Dje gjykata shqyrtoi ankesën e Ish-drejtorit i Byrosë për siguri publike Mitko Çavkov dhe drejtorit të Operës dhe Baletit të Maqedonisë Igor Durlovski.

Çavkov para gjykatësve tha se atë ditë i ka ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për shpëtimin e jetëve të deputetëve dhe evakuimin e tyre të sigurt nga Kuvendi. Megjithatë, në fund bëri të ditur se zgjedhja e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit ka qenë jokushtetues. Prokuroria kërkoi që Çavkovi të mbetet në Shutkë, për shkak të frikës se mund të arratiset. Anulim të paraburgimit kërkoi edhe operisti, Igor Durllovski, por edhe për të Prokuroria kërkoi të mbetet në paraburgim meqë ka qenë në Kuvend brenda më 27 prill. Prokuroria për krim të organizuar dje kërkoi që t’i anulohet paraburgimi aktorit Vllado Jovanovski dhe t’i zëvendësohet me masë më të butë.

 

Shpërndaj me