Njëzet kompani vendore prej sot fillojnë zbatimin e projekteve inovative me shumë prej 80 milionë denarëve, të siguruara përmes Fondit për Shpikje dhe Zhvillim Teknologjik, prej të cilave 58 milionë denarë janë të siguruara nga Qeveria, ndërsa të tjerat nga Banka Botërore. Shfrytëzuesit e parave janë 5 pjesëmarrësit më të suksesshëm të thirrjes së Fondit për Shpikje dhe Zhvillim Teknologjik. Kryeministri Zoran Zaev me këtë rast theksoi zbatimi në praktikë i projekteve të financuara do të ndikoj në uljen e ndotjes së ajrit.

Nga buxheti siguruam mjete për financimin e projekteve inovative të cilat do të kontribuojnë në zvogëlimin e ndotjes se ajrit në zonat urbane. Ato para I siguruam nga shkurtimi I shpenzimeve të panevojshme në buxhetin shtetëror. Bëhet fjalë për projekte inovative të cilat I financon shteti dhe të cilat në thelb paraqesin risi siç janë, biçikleta elektrike, kolektor të ajrit, model biznesi për ndërrimin e aparateve te vjetra për ngrohje me ato të reja, pastrues të gazrave që dalin nga objektet industriale dhe të ngjashme – deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Shpërndaj me