Nëse nesër kryetarja e Komisionit për financim dhe buxhet, Liljana Kuzmanovska e prolongon debatin për buxhetin e vitit 2018, në vend të saj, me siguri do të ulet dikush tjetër. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, para se të largohet për në SHBA, ka emëruar një deputet tjetër që të drejtojë këtë Komision me qëllim që të zhbllokohet puna e tij. Jozyrtarisht, sipas burimeve të Alsat M, prej nesër me këtë komision mund të kryesojë deputeti i LSDM-së, Vasko Kovaçevski. Ndryshe, tashmë një javë të tërë kryetarja aktuale e këtij Komisioni, Liljana Kuzmanovska, e cila vjen nga radhët e VMRO DPMNE-së, e cakton, e më pas e prolongon punën e tij. Nga ana tjetër, sot kolegët e saj- anëtarë të Komisionit juridiko- ligjvënës e shqyrtuan propozim- buxhetin për vitin 2018 dhe propozim- ligjin për realizimin e buxhetit.

Meqë afatet rrjedhin, në Komisionin juridiko- ligjvënës duhet doemos ta hapim debatin e përgjithshëm sot, tashmë jemi vonuar disa ditë duke pritur që kolegët ta vazhdojnë debatin e Komisionit. Kryetarja e këtij komisioni edhe sot prolongoi debatin për nesër – deklaroi Sonja Mirakovska, kryetare e Komisionit juridiko- ligjvënës, LSDM.

Ne duhet ta dimë se seancat e Komisioneve dhe seancat në Parlament janë vend dhe rast ku duhet të thyhen shtizat dhe të kundërshtohen qëndrimet tona me një qëllim, e ai është sigurimi i kushteve dhe jetë më cilësore për qytetarët e Maqedonisë – tha Kostadin Kostadinovski, LSDM.

Nga VMRO – DPMNE-ja, edhe pse kërkuam qëndrim, deri në këtë edicion nuk morëm përgjigje se pse caktohet dhe më pas shtyhet seanca e Komisionit për buxhetin. Ajo filloi të hënën e kaluar, por pas debatit për imunitetin e deputetëve të opozitës, assesi të vazhdojë. Nga shumica qeverisëse nga ana tjetër, thonë se presin që arkën shtetërore ta miratojnë deri në gjysmë të këtij muaji.

Verica Pavlloska

Shpërndaj me